Kaderi më e bukur se kurrë, na prezanton me burrin e saj

Ajo është njëra nga akoret më të dashura për publikun.

Marketing

Ceren Yalazoglu aktorja e njohur turke, e cila tek ne u bë e njohur me rolin e “Kaderit” në serialin “Më fal”. Me këtë rol ajo njihet si vajzë që nuk është e kënaqur me jetën e saj provinciale.

27-vjeçarja në këtë serial luan rolin e vajzës së vogël, e cila shumë herë zhgënjehet nga njerëzit.

Por, në jetën reale aktorja gëzon një jetë të lumtur afër familjes së saj. Aktorja asnjëherë nuk heziton të ndaj momente të lumtura për fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, aktorja në Instagram ka publikuar një fotografi bashkë me personin më të vlefshëm, nënën e saj dhe personin e zemrës, bashkëshortin. ”Familja ime e bukur”, ka shkruar Ceren poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Ceren është martuar në vitin 2013 me Osman Karakoç, çifti për ditën e tyre të rëndësishme kishin kishin organizuar një festë të madhe ku kishin mbledhur familjarë dhe shoqëri të tyre.