Kadilli në Këshillin Kombëtar: Edhe Berisha kishte mbështetje absolute, por iku kur humbi

Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është shprehur se burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ai i është drejtuar anëtarëvë të Këshillit duke bërë bërë një paralelizim me mbështetjen absolute që kishte Berisha kur drejtonte PD-në dhe që iku kur humbi zgjedhjet me situatën e Bashës sot, i cili është ende në krye të opozitës.

“Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. Edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë.

Marketing

Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti.”

Marketing