Kadriu: Amnistia s’mund të ndodhë

Ekspert i çështjeve kushtetuese, Osman Kadriu, thotë se amnistia për ngjarjet e 27 prillit s’mund dhe s’duhet të ndodhë.

Marketing

Sipas tij, falja e personave që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit do të ishte dëm i madh për sundimin e së drejtës dhe për shtetin juridik.

“S’e kuptova prononcimin e shkurtë të z.Zaev rreth ngjarjeve të 27 prillit. Nuk e di se cila është brendia e kësaj deklarate. Por, unë s’mendoj se ai pretendon apo synon ndonjë amnisti për të gjithë ata persona që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit”, deklaroi Osmani për Portalin Alsat.

“Në opinion ka interpretime të ndryshme por unë nuk e interpretojë e as s’e kuptojë deklarimin e tij në atë formë se bëhet fjalë për ndonjë amnisti”.

Sipas tij, Maqedonia ndodhet në krizë juridike ku nuk sundon drejtësia dhe një hap i tillë i faljes do të ishte dëm për shtetin juridik.

“Amnistia s’mund të ndodh. Për amnistinë duhet të miratohet ligj i veçantë, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti. Ligjin duhet ta sjellë Qeveria për të cilin duhet të ketë edhe debat dhe diskutim publik”.

“Mendoj se edhe nga aspekti juridik dhe politik fare nuk qëndron të miratohet një ligj i tillë, në këtë fazë dhe në këtë krizë në të cilën gjendet Maqedonia, e cila gjendet në krizë juridike, ku nuk sundon drejtësia, nuk sundon e drejta dhe të miratohet një ligj i tillë do të ishte dëm i madh për sundimin e së drejtës dhe për shtetin juridik”, thotë Kadriu, një njohës i mirë i sistemit të drejtësisë në Maqedoni.

A ka ndërlidhje mes amnistisë së propozuar për 27 prillin dhe sigurimit të votave të mjaftueshme për marrëveshjen për emrin me Maqedoninë?.

Eksperti Kadriu nuk e di nëse ka ndonjë ndërlidhje mes këtyre dy çështjeve por thotë se kalimi i marrëveshjes është një obligim që Maqedonia duhet ta përmbushë.

“Është evidente se një prej kritereve që duhet Maqedonia ta realizojë buron nga marrëveshja e arritur në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për ermin e për realizimin e së cilës tani duhen ndryshimet Kushtetuese”.

“Për këtë vendim kërkohen 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve, që do të thotë në përbërjen e tashme Parlamenti ka 120 deputetë ,e nevojiten së paku 80 deputetë të votojnë ‘për’.

“Qeveria është propozues i këtyre ndryshimeve. Z.Zaev e arsyetojë nevojën për këto ndryshime, duke i prezantuar ato si interes nacional dhe shtetëror, me kusht që pastaj të ndodhë edhe Ratifikimi i Marrëveshjes nga pala greke”, pohon Kadriu./Alsat/