KADRIU: Marrëveshja e Prespës, forcon Maqedoninë

Ekspertët vlerësojnë Marrëveshja e Prespës e faktorizon Maqedoninë në nivel ndërkombëtarë. Pakti dy palësh mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas ekspertit kushtetues Osman Kadriu përputhet plotësisht me kapitullin kushtetues “Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Osmani shton se marrëveshja me Greqinë siguron anëtarësimin në NATO dhe BE.

Marketing

Marrëveshja e arritur ka një peshë të jashtëzakonshme kushtetuese dhe të rëndësishme për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje krijohen kushte optimale që Maqedonia të anëtarësohet edhe në dy mekanizma ndërkombëtarë shumë të rëndësishëm- thotë Osman Kadriu, ekspert Kushtetues.

Sipas Osmanit marrëveshja nuk duhet personalizohet nga individ apo subjekte politike.

Me anëtarësimin e Maqedonisë fiton Maqedonia, nuk fiton pushteti dhe asnjë parti politike, asnjë parti. Me marrëveshjen e arritur dhe statusin të cilin duhet ta siguron Maqedonia në arenën ndërkombëtare fiton Maqedonia dhe fitojnë qytetarët- shton Osman Kadriu.

Lidhur me kushtetutshmërinë e saj, Osmani vlerëson se aspekti ligjor i marrëveshjes do të vërtetohet në referendum.

/Alsat-M/

Marketing