Kafeja e përbashkët e kandidatëve presidencial para debatit të fundit

Premtime të ndryshme gjatë këtyre 19 ditëve të fushatës presidenciale. Qytetarët të dielën do të vendosin se cili prej kandidatëve e ka ofruar konceptin më të mirë.
Blerim Reka arriti i parë. Tha se ndjehet shumë mirë dhe se mund të durojë edhe aq kohë.

Marketing

“Të afërmit e mi çuditen prej ku e kam këtë energji. Unë u them se populli ma jep këtë energji. Entuziazmi i tyre më jep energji, andaj duhet tua sjell fitoren në këto zgjedhje”, potencoi Kandidati për President, Blerim Reka.

Edhe profesoresha Siljanovska Davkova ndjehet shumë mirë, ajo tha se është e shqetësuar për disa situata në vend, por se do të përpiqet që ajo të jetë presidenti i ardhshëm me qëllim të ndryshojë diçka. E ka përkrahjen prej të afërmve të saj, por tha se po përpiqet t’i mbajë larg opinionit.

“Nëse unë nuk duhet të kem jetë private, për shkak se ashtu është kur jeni në fushatë për president, unë përpiqem t’i mbrojë maksimalisht”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për President.

Edhe profesori Pendarovski është i kënaqur nga fushata e deritanishme. Ai tha se të afërmit e tij i numërojnë ditët deri në fund të fushatës. Ai zbuloi se si do ta kalojë fundin e fushatës.

“Në shtëpi, në shtëpi, nuk do të dal aspak, përveç mbrëmjes kur do t’i presim rezultatet”, u shpreh Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Pas arritjes, tre kandidatët, në atmosferë të relaksuar e pinë kafen.
Debatin përfundimtar do të mund ta ndiqni të premten në orën 21, në TV21

Marketing