Kajsitë, aleatet më të mira për forcimin e kockave, trajtimin e anemisë dhe rënien nga pesha

Kajsitë janë të pasura me vitamina A dhe C, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe dëmtimet e qelizave, duke stimuluar sistemin imunitar. Megjithatë, këto nuk janë përfitimet e vetme të kajsive.

Marketing

Sezoni i kajsisë fillon në pranverë dhe zgjat deri në fund të verës. Përfshirja e tyre në dietë na lejon jo vetëm të shijojmë shijen e tyre, por edhe të gëzojmë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë: më poshtë ne listojmë 5 më të rëndësishmet.

Zemra

Kajsia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare të tilla si hipertensioni, në sajë të antioksidantëve si vitamina C dhe lycopene. Këta antioksidantë ulin kolesterolin e keq, duke zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës. Është një fryt i mirë për ata që vuajnë nga stresi, pasi është në gjendje të qetësojë sistemin nervor.

Kockat

Kajsitë janë të pasura me kalcium, i rëndësishëm për formimin dhe zhvillimin e kockave dhe për të parandaluar problemet e tyre.

Anemia

Ato janë një burim hekuri, ideal për luftimin e anemisë. Kajsitë përmbajnë gjithashtu sasi të vogla të bakrit, që i lejon trupit të absorbojë hekurin. Konsumimi i rregullt i kajsive ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

Kapsllëku

Kajsitë përmbajnë pektin dhe celulozë, të cilat kanë veti të butë laksative dhe janë të dobishme për trajtimin e kapsllëkut. Përveç kësaj, kajsitë përmbajnë fibra, e cila është jetike për shëndetin e zorrës së trashë dhe zorrëve.

Pesha

Kajsitë janë të pasura me fibra dietike dhe me kalori të ulët dhe janë një fryt i rekomanduar për të humbur peshë.

Marketing