Kaka tregon arsyen pse Ronaldo la Real Madridin për Juventusin

Leita Kaka është munduar të sqarojë arsyet që dërguan Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Marketing

Pesë herë fituesi i Topit të Artë këtë verë la Real Madridin për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

“Mendoj se Cristiano tani është një lojtar me shumë eksperiencë, 33 vjeçar, kështu që ai e njeh dhe e kupton shumë mirë situatën”, ka deklaruar Kaka.

“Vendimi për të kaluar nga Madridi te Juventus është i arsyeshëm. Ai e di që ka ardhur koha për të ndërruar vend”.

“Ndoshta ai ka menduar se me Real Madridin ka fituar gjithçka, dhe tani është koha për të bërë diçka ndryshe për të mbajtur veten të motivuar”.

“Kjo është arsyeja që e ka shtyrë të pranojë ofertën e Juventusit”.

Marketing