Kalajxhiev thotë se PSP-ja është përdorë për ta hequr OBRM-PDUKM-në prej pushteti

Profesori universitar, Gordan Kalajxhiev i cili është edhe pjesë e grupës punuese për ligjin për prokurori publike ka folur rreth Prokurorisë Speciale Publike dhe transformimit në PTHP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Prokurorja Speciale, Janeva nuk ka ingerenca ligjore që edhe në kushte normale t’i bart lëndët nga PSP-ja në PTHP, e le më në kushte kur ajo është në burg prej atje jep vendim për t’i transferuar lëndët në PTHP. Ajo dhe institucioni që ajo drejton duhet t’i punojë lëndët e jo t’i transferojë diku tjetër. Ky është fundi i PSP-së e cila është keqpërdorë për të rrëzuar OBRM-PDUKM-në prej pushteti dhe asgjë më tepër. Për fat të keq, ky është realiteti i hidhur” tha mes tjerash Kalajxhiev.

Ai potencoi se për kryeprokuror të ri është dashur të vendoset para tre muajve.

Marketing