Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në mjedisin e biznesit

Ministria e Financave publikoi në faqen e saj të internetit Kalendarin e rregullativës tatimore – vegël e re për transparencë dhe parashikueshmëri më të madhe të klimës së biznesit në vend. Në këtë kalendar janë publikuar të gjitha ndryshimet e planifikuara të rregullativës tatimore deri në fund të vitit. Qëllimi është që të informohet komuniteti i biznesit, si dhe opinioni, që të mund t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në mënyrë më efikase dhe efektive gjatë vitit.

Marketing

Vegla e re është në drejtim të kërkesave të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për përcaktimin e Kalendarit tatimor, përkatësisht për dhënien e periudhës grejs nga miratimi i rregullativës tatimore deri në zbatimin e tij. Do të ketë shtyrje të zbatimit të ligjeve nga sfera e rregullativës tatimore, që do të miratohen gjatë vitit me së paku 6 muaj ndërmjet miratimit të ligjit nga Qeveria deri në zbatimin e tij. Kështu, ligjet që do të miratohen gjatë vitit, do të hyjnë në fuqi nga data 1 janar të vitit të ardhshëm, ose nga data 1 qershori të vitit të ardhshëm, me përjashtim edhe më herët nëse bëhet fjalë për lirime tatimore ose nëse paraqitet domosdoshmëria lidhur me shkaqe të tjera por me proces transparent, gjithpërfshirës dhe të përcaktuar paraprakisht. Në këtë mënyrë firmat më lehtë do të mund t’i përgatisin planet financiare.

Në kalendarin e rregullativës tatimore janë paralajmëruar ndryshime të 15 akteve ligjore dhe nënligjore gjatë vitit. Mes tyre është edhe ndryshimi Ligjit mbi tatimin e vlerës së shtuar në drejtim të harmonizimit të mëtejshëm me Direktivën e BE-së në pjesën e përcaktimit të vendit të realizimit të qarkullimit të shërbimeve, vendosjen e termit të përfaqësuesit tatimor, mundësimin e regjistrimit vullnetar për obliguesin e TVSH-së gjatë tërë vitit dhe analizë për rritjen e pragut për regjistrim të detyrueshëm të TVSH-së. Janë paraparë edhe ndryshime të Ligjit për tatimin mbi fitiminnnë drejtim të rritjes së vlerës që do të trajtohet si shpenzim i pranuar për qëllime tatimore nga regresi për pushim vjetor, analizë për rirregullimin e mënyrës të bartjes së humbjeve mbi fitimet në të ardhmen dhe thjeshtësimin e procedurave të caktuara gjatë shlyerjes së mjeteve materiale dhe jomateriale.

Marketing