Kaliforni, regjistrohet temperatura 54.4 gradë Celsius

Një temperaturë prej 54.4 gradësh Celsius është regjistruar në Death Valley, në Kaliforni, në atë që shumë vëzhgues të motit besojnë se mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar në planet, që prej 1913-ës.

Marketing

Shërbimi kombëtar i motit, në Furnace Creek afër kufirit me Nevadën, shënoi temperaturën ekstreme në orën 3.41 minuta të së dielës pasdite. Kjo temperaturë e lartë konsiderohet ende paraprake dhe nuk është ende zyrtare-thuhej në një deklaratë.

Nëse do të verifikohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë zyrtarisht që nga korriku i 1913 po në “Luginën e Vdekjes”. Në rast se ndodh e gjitha kjo, temperatura në fjalë do të thyejë rekordin e mëparshëm për gushtin në Shtetet e Bashkuara. Rekordi i të gjitha kohërave i Luginës së Vdekjes sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, është 56.7 gradë Celsius dhe është regjistruar më 10 korrik 1913, transmeton tch.

Ajo temperaturë mbetet akoma më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e planetit. Rekordi i 1913-së është përcaktuar si më i nxehti në planet, pasi Organizata Botërore Meteorologjike hodhi poshtë një temperaturë prej 58 gradësh që supozohet se ishte regjistruar në Libi në 1922-shin. Një komision doli në përfundimin se regjistrimi në Libi ishte jo i saktë për shkak të llojit të termometrit që ishte përdorur dhe mos përputhjes me temperaturat e tjera në rajon.s/ “Lugina e vdekjes” regjistron rekordin 54.4 gradë

Marketing