Kalinic, transferi më i dobët i vitit 2018

Ish sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic e ka fituar “Bidone d’Oro” si transferim më i dobët në vitin 2018, duke dominuar me vota para Patrik Schick dhe Andre Silva.

Çmimi “Shporta e artë” i jepet lojtarit i cili ka zhgënjyer më se shumti në Serie A pas transferit të tij.

Ai jepet nga ueb-faqja e Calciobidoni.it, ku mbi 13 000 njerëz kanë votuar fillimisht listën e ngushtë të kandidatëve në të cilën është edhe lojtari i Juventusit i huazuar në Fiorentina Marko Pjaca, Henrique Dalbert i Interit, Joa Mario po ashtu i Interit, ish mbrojtësi i Juventusit Benedikt Hoëedes dhe mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu.

Fituesi ka qenë i qartë dhe ishte Kalinic, i cili i vetëm i fitoi 49.1 për qind të votave pas paraqitjeve të tij tejet të dobëta pas largimit nga Fiorentina në Milan.

Ai u huazua në Atletico Madrid këtë verë, përderisa Andre Silva që është i huazuar në Sevilla është në vendin e tretë më 13.3 për qind.

Çiftin e Milanit e ndan një tjetër sulmues, që nuk bëri asgjë në Romë dhe është Schick që ka fituar 19.3 për qind të votave.

Kalinic e pason Gabigolin, i cili e kishte fituar këtë çmim më 2017 pasi që kishte dështuar të startojë në një ndeshje të Interit në Serie A pas transferit të tij prej 29.5 milionë euro më 2016.