Kallëzim penal kundër ish-ministres Jankullovska

Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, ngriti kallëzim penal kundër Gordana Jankullovskës (43) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, i dënuar sipas nenit 353 paragrafi 3 dhe paragrafi 5 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Marketing

MPB sot kumtoi se Jankullovska, ish-ministre e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, gjatë vitit 2012, në disa raste, duke shmangur rregullativën ligjore për punësim të praktikantëve në procedurë të hapur dhe publike me shpalljen e konkursit publik, ishte drejtuar deri te Ministria e Financave me kërkimin e sigurimit të mjeteve financiare për punësim të 70 personave – praktikantë me arsim të lartë dhe 30 persona – praktikantë me arsim të mesëm.

Gjatë kësaj, theksohet, në kërkesë ka theksuar se për pesë vende me arsim të lartë do të publikohet konkurs, përderisa për 65 praktikantë me arsim të lartë dhe 30 praktikantë me arsim të mesëm të përfunduar punësimi do të realizohet pa publikim të konkursit publik, me sigurimin e mjeteve financiare për bruto pagë për 30 praktikantë me arsim të mesëm në vlerë prej 15.028 denarë për një person të punësuar.

“Më 06.06.2012 e paraqitura, për vendin e punës për të cilin është paraparë arsim profesional katërvjeçar, kishte punësuar një person -bashkëshorten e një funksionari të lartë në MPB, e cila ishte me arsim jo përkatës, gjegjësisht me arsim të mesëm trevjeçar, për çka kishte nënshkruar marrëveshje, me shumë të pagës mujore prej 620 pikë, pa klauzolë të vendosur Praktikant. Në këtë mënyrë ishte shmangur shuma e zvogëluar e detyrueshme e pagesës së pagës mujore përderisa zgjaste stazhi praktikues, me çka e lajmëruara e ka dëmtuar MPB dhe mjetet buxhetore në periudhën prej 06.06.2012 deri më tani në shumë të përgjithshme prej 1.724.885, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Marketing