Kallëzim penal për një shkupjan për kontrabandim të emigrantëve

Qendra rajonale për punë kufitare Jug deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër R.F. (41) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë për vepër të bërë penale “kontrabandim të emigrantëve”. Nga gjykatësi për procedurën paraprake, të denoncuarit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Marketing

Siç informoi sot MPB-ja, më 1 shtator në orën 17:30 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup, tek fshati Përdejci, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë kanë vërejtur një automjet motorik “Hjundai” me targa të Shkupit në të cilin ka pasur emigrantë.

Marketing