Kallëzime penale për dy kërçovarë për shkelje të orës policore

SPB Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër V.J. 21 vjeçar dhe G.R. 18 që të dy nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Marketing

“Ata, më 29 mars në orën 18.30, kur në fuqi ka qenë masa për lëvizje të kufizuar, janë hasur në rrugën “Metodija Stefanovski” në Kërçovë, pas çka janë arrestuar nga zyrtarët policorë”, njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

Sipas Dimovskit, të ndaluarit, nuk i janë përmbajtur masës për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në periudhën kohore prej orës 16.00 deri në orën 05.000 për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit Kovid-19, të paraparë në vendimin e Qeverisë.

Marketing