“Kam paraqitur dorëheqjen”, trajneri i Tiranës: Kështu nuk punohet

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj nuk është përmbajtur pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut. Ahmataj ka thënë se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit, pasinë klubin e Tiranës mendojnë vetëm si të heqin trajnerin.

Marketing

Ahmataj tha se lojtarët shkojnë para portës së kundërshtarit dhe nuk gjuajnë, duke shtuar se kjo gjë është e habitshme.

“Nuk mendoj njësoj. Zhgënjim i madh ky rezultat. Erdhi nga dy tranzicione të shpejta, kur ne jemi në superioritet numerik në ato situata. Është për të ardhur keq që vijnë këto gola, dhe prishin psikologjinë e skuadrës. Shkojmë edhe deri te porta e kundërshtarit, dhe nuk godasin. Gjëra që duhen rregulluar, por çdo gjë vjen graduale. Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale. Të humbësh ndaj një skuadre që shkon 3 herë në portë, duke shkuar edhe më pak lojtarë ekipi tjetër, kjo është e habitshme. Më ka prerë hovin kjo gjë. Kemi punuar 3-4 herë për ta spostuar kundërshtarin. Çdo gjë është përgatitur shumë mirë. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Më thoni pse nuk funksionoi një goditje standarde? Kemi punuar shumë goditje standarde. Pse Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ta ndihmojmë ne atë të ecim përpara,”-ka thënë Ahmataj.

Marketing