Kambon: Maqedonia ka rol të rëndësishëm në Ballkan

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Forcave Ushtarake pranë Senatit francez, Kristian Kambon vlerëson se Maqedonia ka rol të rëndësishëm për gjendjen në Ballkan, dhe për këtë Franca me vëmendje të madhe i ndjek ngjarjet në vend dhe në rajon.

Marketing

“Ballkani është një rajon i cili ka pasur histori të stuhishme, por mua më intereson të shohim drejt të ardhmes. edhe në dispozicionet e Qeverisë aktuale, shohim se ka vullnet të vërtetë që vendi të integrohet në BE, gjegjësisht të pranohen parimet, metodat e punës dhe të zhvillohen vlerat e tij”, thotë senatori francez.

Kambon, në këtë rast si shembull e thekson se në rrugën drejt NATO-s, kjo është luftë e përbashkët kundër terrorizmit, kundër sektarizmit, të cilët duhet të merren parasysh dhe për këtë shkak, thotë, Parisi është shumë i kujdesshëm në atë se çfarë po ndodh në atë rajon të botës.

“Ju e dini mirë se me globalizimin, paqja mund të rrezikohet në dy – tre për nga Parisi, edhe atë gjithashtu do të zbatohet edhe te ne. Do të thotë situata në Ballkan na intereson shumë dhe për këtë ne do t’i ndihmojmë Maqedonisë”, shtoi ai.

Bisedën që ai e zhvilloi me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së saj të shkurtër në Paris është konfirmim i interesit të Francës për Ballkanin dhe veçanërisht për Maqedoninë, duke theksuar se Parisi do ta mbështesë vendin tonë në integrimet euroatlantike.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Forca ushtarake pranë Senatit francez e ka siguruar ministren Shekerinska, se Franca do ta mbështesë Maqedoninë në integrimet euroatlantike dhe i ka propozuar bashkëpunimin në nivel të parlamenteve të të dyja vendeve.

Marketing