Kambovski: Ivanovi nuk guxon të amnistojë persona që ikin nga drejtësia

Presidenti Gjorge Ivanov nuk guxon të amnistojë persona që ikin nga drejtësia dhe për këtë ai është i vetëdijshëm, thotë akademiku Vllado Kambovski, duke komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në Hungari.

Marketing

Sipas tij, Ivanovi deri më tani ka kryer disa vepra penale, ndërkaq me amnistimi i Gruevskit do t’i krijojë imazh të keq shtetit.

“Ivanovi do të mund ti krijojë imazh të keq shtetit nëse amniston persona që ikin nga drejtësia. Edhe pse deri më tani i ka kryer tre vepra penale nga Kodi Penal dhe disa shkelje të Kushtetutës.

Profesori i fakultetit të Drejtësisë, Ivanov, deri më tani ka kryer tre vepra penale, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar: amnisti për 57 persona, i cili duhet të jetë akt individual dhe për një person, mosdhënien e mandatit për qeverinë e re, mos dekretimi i ligjeve dhe marrëveshjeve të dorëzuara nga Parlamenti”.

Duke marrë parasysh që Gruevski është i dyshuar dhe në 4 lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, Kambovski, konsideron se pa marrë parasysh që ai është në arrati, seancat duhet të vazhdojnë në mënyrë normale, kurse gjykimi duhet ti bëhet në mungesë. Sipas tij veprat penale për të cilat akuzohet në rastin “Titanik”, “Kosmos”, ” Autostrada Kineze” dhe “Komuna Qendër” janë më të rënda se sa rasti për të cilën ai ka ikur.

Sipas tij, nëse eventualisht Ivanov do ti amnistoj të përfshirët në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ai do të kryej vepër të re penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtare” e paraparë me nenin 365 të Kodit Penal.

Marketing