Kamçev dhe Pandelevski dalin nga burgu i Shutkës

Janë liruar nga burgu i Shutkës mbrëmjen e sotme eksponentët e VMRO DPMNE-së Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, të arrestuar muaj më parë për implikimin në lëndën “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Kjo masë vjen menjëherë pasi vet Prokuroria Speciale propozoi, ndërsa gjykata pranoi masa më të buta kundër një pjese të të akuzuarve në rastet e mëdha. PSP-ja këtë e kërkoi edhe për Mile Janakievskin dhe për disa persona të tjerë.

Ndërsa për Sasho Mijallkovin, PSP-ja për momentin nuk ka dërguar mendim që ai të lirohet nga paraburgimi.

Marketing