Këshilli Penal i Gjykatës Themelore i ka refuzuar kërkesat e Orce Kamçevit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të dalë nga paraburgimi, shkaku i gjendes së rënduar shëndetësore.

Siç njofton gjykata, Këshiilli i ka vlerësuar faktet dhe provat dhe solli vendim me të cilin i refuzon ankesat e të dyshuarve. Kështu vërtetohet masa e paraburgimit për një pre biznesmenëve më të pasur në Maqedoni Orce Kamçev, dha katër bashkëpunotërëve të tij, që për momentin gjenden në burgun e Shutkës. Edhe në këtë rast, i dyshuar është Sasho Mijallkov, por Prokuroria Speciale është e bindur se ai nuk do të arratiset.

Në rastin Perandoria dyshohen 13 persona për pastrim parash, bashkim kriminel dhe vepra të tjera të rënda me të cilat dyshohet të jenë pastruar mbi 10 milion euro. Firmat nëpërmjet të cilave është bërë aktiviteti kriminel, mes të cilave edhe famozja “Eksiko” që lidhet ngushtë me Sasho Mijallkovin, tashmë kanë llogari të bllokuara.