Kamenos këmbëngul se posedon fakte kundër Kociasit

Ish-ministri i Mbrojtjes grek, Panos Kamenos ka paralajmëruar se do të paraqesë fakte, ku sipas tij janë të mjaftueshme që të ngritët aktpadi kundër ministrit të punëve të Jashtme, Nikos Kocias, njofton gazeta greke “Katimerini”.

Marketing

Në një koment për televizionin “ANT1”, kreu i Grekëve të Pavarur i cili ka lëshuar qeverinë muajin e kaluar përshkak të pakënaqësive për Marrëveshjen e Prespës, e ka komentuar reportazhin e “BBC” e cila i është referuar pakicës maqedonase në Greqi.

Kamenos ka deklaruar se ka bërë gjithçka që të pamundësojë Marrëveshjen me Shkupin dhe ka lobuar kundër saj gjatë kohës që ishte për vizitë në SHBA. Ai gjithashtu theksoi se ka njerëz në radhat e SIRIZËS të cilët duan ta rikthejnë pyetjen për emrin.

Bashkëpunimi i Anel-it me Sirizën në katër vitet e fundit ka qenë zgjedhje e vetëdijshme, me qëllim që vendi të rikthehet nga kriza e madhe dhe të rimëkëmbet , ka thënë Kamenos.

Marketing