Kamenos: Marrëveshja e Prespës është e vdekur

Nuk pranojmë zgjidhje që përmban termin Maqedonia dhe nëse vjen koha që do të ndahen rrugët tona, do të ndahen, tha kryetari i Grekëve të Pavarur, njëherit ministër i mbrojtjes dhe partner koalicioni në Qeverinë greke, Panos Kamenos.

Marketing

Ai foli për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën tha se është e vdrekur, potencoi deklaratat e kryeministrit maqedonas, por edhe për bashkëpuniminme SIRIZA.

“Marrëveshja e Prespës ka vdekur. Është e vdekur sepse vet zoti Zaev edhe përskaj gjitha përpjekjeve nga pala greke që të gjindet zgjidhje, me deklaratat e tij të njëpasnjëshme, e kundërshton vetë marrëveshjen. Përvec se nuk ka bërë ndonjë marrëveshje tjetër, ndër tavolinë me Kocijas. Atë duhet ta thotë publikisht. Por, ne nuk dimë atë marrëveshje”, tha partneri i koalicionit në Qeverinë greke, duke folur në Parlament.

Marketing