Kamenos: Në SHBA dorëzova propozim si partner i koalicionit

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, përmes profilit zyrtar në Tuiter ka demantuar informacionet e publikuara në gazetën “Efimerida ton sindakton” se me telefon ka biseduar me kryeministrin dhe sqaron se propozimi para përfaqësuesve të administratës amerikane është dhënë prej tij si partner i koalicionit dhe e obligon vetëm atë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Marketing

“Deklaroj: Nuk kam biseduar me kryeministrin, pasi nuk është ndryshuar asgjë nga ajo që është dakorduar. E dyta, si partner i koalicionit në qeveri kam dorëzuar propozim që më obligon vetëm mua, dhe e treta, bazat e përmendura veçmë funksionojnë”, ka shkruar Kamenos në Tuiter, duke dërguar kritika të ashpra deri te gazeta se “vazhdojnë shkrimet e rreme nga qendra të njohura përmes “”Efimerida ton sindakton”.

Nga gazeta i kanë kthyer përgjigje Kamenosit dhe thonë se për bisedën në telefon, informacionet e tyre janë verifikuar, se në SHBA ai ka qenë si ministër i Mbrojtjes, “mendime personale mund të ketë sa të duash, por t’i paraqes ato në takime private, jo gjatë kohës së kontakteve zyrtare si ministër apo përfaqësues i vendit”.

Siç njoftoi MIA mëngjesin e sotëm, propozimet për “planin B” për Marrëveshjen e Prespës me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me vendet e rajonit dhe hapjen e bazave të reja amerikane në Greqi, kanë shkaktuar reagime në Greqi.

Ndërsa, sipas gazetës “Efimerida ton sindakton”, ka pasur bisedë telefonike midis Ciprasit dhe Kamenosit, pas nismës së kryeministrit grek i cili ka kërkuar sqarim nga partneri i tij i koalicionit, Kamenos ka thënë se nuk ka pasur qëllim të krijojë probleme, ndërsa deklaratat kanë qenë në suaza të bisedimeve dhe asgjë nuk është prezantuar zyrtarisht.

Marketing