Kamenos: Pa dallim të rezultatit të referendumit, fjalën e fundit do ta ketë populli grek

Çfarë do që të jetë rezultati nga referendumi, fjalën e fundit për Marrëveshjen e Prespës do ta ketë populli grek ose në referendum ose në zgjedhje, tha partneri i koalicionit në qeverinë greke Panos Kamenos, edhe njëherë duke i përsëritur pozitat e tij, por edhe duke i zbuluar hapat e tij të ardhshme pasi Maqedonia do t’i përfundonte obligimet e parapara.

Marketing

“Propozimi im i parë deri tek kryeministri do të jetë që t’i drejtohemi popullit grek, të kërkojmë referendum, populli grek të marrë qëndrim për këtë ndryshim të vendimit të liderëve të partive politike të sjellë nga presidenti i atëhershëm Konstantinos Karamanlis. Opsionin e dytë që do ta kemi është cilido vendim dhe debat në parlament të transferohet pas përfundimit të mandatit katërvjeçar. Edhe opsioni i tretë dhe i fundit do të jetë shpallja e zgjedhjeve”, tha Kamenos duke i zbuluar planet e tij.

Në konferencë për shtyp në kuadër të Panairit të 83-të ndërkombëtar në Selanik, Kamenos u përgjigj në pyetje të gazetarëve, ndërsa kontesti për emrin dhe Marrëveshja e Prespës pothuajse edhe po ta monopolizojnë interesin e gazetarëve grekë, veçanërisht për atë që Panos Kamenos është me qëndrim krejt ndryshe nga ai i kryeministrit Cipras dhe SYRIZA-s.

“Nuk kemi mandat nga populli për ta tërhequr në cilëndo mënyrë termin Maqedoni. Do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur qeverinë që të arrijë deri në fund dhe ta zbatojë programin e saj, por nuk do të mund të vazhdojmë nëse vjen situata shumë ngushtë, diçka që mendoj se është e sigurt të ndodhë të paktën deri në verën e vitit 2019”, tha partneri i koalicionit në qeverinë greke.

Kryetari i Grekëve të pavarur zbuloi se për kontestin për emrin që në të kaluarën kanë biseduar me kryeministrin grek dhe që të dy i kanë sqaruar pozitat e tyre, por edhe kanë projektuar politikë “se çfarëdo zgjidhje që të ekzistojë në dialog, të transferohet pas përfundimit të mandatit të qeverisë së përbashkët të SYRIZA-s me Grekët e Pavarur”. Megjithatë, Kamenos tha se punët janë shpejtuar sipas kushteve që dolën në Shkup, por edhe me politikën e Koxiasit.

Lideri i Grekëve të Pavarur sqaroi se ishte në interes të fqinjëve “që t’i pranojnë pozitat greke” sepse Greqia dëshiron të ndihmojë edhe ekonomikisht “por nuk mund të falsifikohet historia dhe të përdoret emri Maqedoni”.

“Nuk ekziston as nacionalitet maqedonas, as gjuhë maqedonase, po flisni gjuhë sllave”, tha Kamenos.

Duke e pasur parasysh atë se në konferencën për shtyp në Selanik, lideri i Grekëve të Pavarur disa herë e ka përsëritur se as nuk pranon emër me termin Maqedoni, as nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës, iu shtrua pyetja nëse ndoshta për të, zgjidhja më e mirë është moszgjidhja e problemit. Tha se nëse zgjidhja është tërheqja e termit Maqedoni, atëherë mund moszgjidhja të jetë zgjidhja më e mirë.

“Ndoshta zgjidhja është moszgjidhje. Kaluan 25 vjet, le të bëhen 35. Për 10 vjet mund të ndryshojnë shumë punë. Tani gjetën për ta zgjidhur kur jemi qeveri e dy partnerëve të ndryshëm të koalicionit të cilët ecim për ta shpëtuar vendin, gjithçka po shkon mirë, shkojmë drejt zhvillimit dhe duhet tani ta zgjidhim, në 6 muajt e fundit të mandatit? Disa e dëshirojnë këtë”, komentoi Kamenos.

Duke u përgjigjur në një pyetje tjetër të gazetarëve, tha se është e nevojshme të ekzistojë zgjidhje.

“Unë nuk mendoj se me Shkupin duhet të jemi në luftë dhe si ministër i Mbrojtjes do të jem më i qetë nëse është anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe si qytetar i vendit nëse mundemi, këta njerëz të cilët janë konsumatorë në tregun e Selanikut dhe Greqisë Veriore, do të ishte mirë t”i kemi afër nesh, të hapim banka, të punojmë së bashku me ta, por në çështjen për emrin duhet ta respektojmë edhe ndjeshmërinë e Greqisë, veçanërisht në Greqinë Veriore”, tha kryetari i Grekëve të Pavarur.

Gazetarëve të pranishëm, partneri i koalicionit në Qeveri u sqaroi se si në tërësi, sipas tij ka dalë emri Maqedoni për vendin tonë, ndërsa pikërisht për atë ka biseduar edhe me senatorët e pranishëm në Selanik.

“Në një moment Tito zbuloi se duhet të formojë rajon dhe t’ia japë emrin historik Maqedonia që të kërkojë dalje drejt Detit Egje. I mori sllovenët të cilët kishin prejardhje bullgare nga rajoni i Pirinit u tha, do t’u quaj maqedonas dhe shkoni për ta kërkuar Selanikun që të dilni në Vardar. Nuk kam kundërshtim se këta njerëz u rritën me këtë mit, me mitin e Titos. Por, ne kemi ndonjë arsye tani ta paguajmë detyrën e Titos? Pse të hyjmë në një konfrontim veçanërisht në Greqinë Veriore, ku ekziston ndjeshmëri e veçantë”, tha Kamenos.

Lideri i Grekëve të Pavarur dhe ministër i Mbrojtjes, jo vetëm që përsëriti se nuk pajtohet dhe është kundër Marrëveshjes së Prespës, por ka folur edhe për marrëveshjen joekzistuese, duke sqaruar se thjesht bëhet fjalë për tekst të përbashkët të firmosur nga shefat e dy diplomacive.

“Marrëveshja e Prespës nuk ekziston. Pardje lexova në një gazetë në Selanik, shkruan se ka firmosur kryeministri. Çka ka firmosur? Ka formosur diçka kryeministri? Keni parë nënshkrim të kryeministrit? Ekziston një tekst ku janë nënshkrimet e dy ministrave të Punëve të Jashtme, që të fillojnë proceset, të cilat kur të përfundojnë, përderisa edhe nëse pranohen në referendum, ndryshime kushtetuese të përfunduara dhe kur të vendosë populli grek, atëherë do të shndërrohet në marrëveshje. Deri atëherë nuk ekziston kurrfarë marrëveshje. Ekziston tekst i përbashkët”, sqaroi Kamenos edhe krahas asaj që disa minuta më parë, duke u përgjigjur në pyetjen tjetër të gazetarëve tha se “Shkupi e shkel marrëveshjen sepse flet për punë të cilat nuk janë në marrëveshje”, ndërsa ka komentuar se një pjesë e deklaratave të kreut shtetëror maqedonas e provokojnë Greqinë.

Edhe pse disa herë përsëriti se është kundër përdorimit të termit Maqedonia në emër, megjithatë në një pjesë të konferencës për shtyp e ndau emrin Sllavo Maqedonia si propozim “për të cilin është biseduar në vitin 1990, ishte arritur shumë afër pranimit të emrit dhe është diçka e cila e përcakton pikërisht këtë konstruksion”.

Kamenos e ka komentuar edhe situatën në rajon duke thënë se sipas mendimit të tij personal në këtë moment Ballkani ka zhvillim të një dialogu të rëndësishëm.

“Shqipëria bisedon me Serbinë për kthim të territoreve të Kosovës. Kjo është rilidhje të cilën e pranojnë SHBA-ja dhe Evropa. Çështja me Shkupin është e lidhur me dallimet mes një pjese shqiptare dhe një pjese tjetër të bullgarëve slloven. Do të shohim pas rilidhjes së Kosovës që do të ndodhë në rajonin më të gjerë, duke e përfshirë edhe Shkupin.

Kamenos disa herë parashtroi pyetje deri te lideri i Demokracisë së Re, nëse ai, pranon termi Maqedonia të përfshihet në emër dhe dërgoi kritika se partia opozitare në brendësi ka qëndrime të ndryshme.

Në lidhje me protestat kundër marrëveshjes së Prespës, të mbajtura të shtunën në Selanik, Kamenos tha se ata si Grekë të Pavarur i përkrahin përderisa janë të qetë, dhe pa provokime, megjithatë protestat konkrete ishin organizuar në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar, gjatë fjalimit të Cipras dhe vizitës së përfaqësuesve të administratës amerikane, por edhe në të njëjtën kohë me protesta të tjera nga sindikatat.

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke tha se si ministër i Mbrojtjes do të shkonte në protestë, por jo të shtunën.