epa04942189 (FILE) An archive image dated on 17 September 2015 and made available on 21 September 2015 shows Panos Kammenos, President of Independent Greeks (ANEL) speaking during a press conference, in Athens, Greece. Official results of 2015 national elections in Greece (of 99.53% of votes counted) gives 3.69% (per cent) at ANEL Party. EPA/YANNIS KOLESIDIS

Para se Marrëveshja nga Prespa të vijë në Parlamentin grek, Grekët e Pavarur do ta braktisin qeverinë, ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje, thotë lideri i partisë Panos Kamenos, partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i Mbrojtjes i Greqisë. Në intervistë për radion “Real fm”, ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të heqë dorë nga pozicionet.

“Kurdo që të vijë marrëveshja në parlament, nëse kalojnë të gjithë procedurat nga ana e Shkupit, Grekët e Pavarur do ta braktisin qeverinë. Be këtë qartë e kemi thënë, nuk mund të dakordohem për cilëndo zgjidhje që do ta japë Maqedonia pa iu dhënë fjalë popullit grek”, tha Kamenos.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lideri i Grekëve të Pavarur në intervistë e shpjegoi edhe procesin që do të pasojë, në qoftë se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë erdhi në rend dite në parlament.

“Nga momenti kur kryeministri do të vendosë që këtë marrëveshje do ta sjellë në parlament, do të shkojë tek ai, do t’i kumtojë se e tërheqim besimin për qeverinë dhe japim dorëheqje ne që jemi ministra nga Grekët e Pavarur dhe do të shkojë tek presidenti i shtetit, ndërsa paralelisht do ta tërheqë besimin e qeverisë së koalicionit të së dy partive”, shpjegoi lideri i Grekëve të Pavarur, duke shtuar se në këtë rast, në Greqi do të duhet të mbahen zgjedhje.

Panos Kamenos, përveç zgjedhjeve, tha se ekziston edhe një zgjidhje tjetër, ndërsa ajo është mbajtje e referendumit, që qytetarët grekë të vendosin se nëse e aprovojnë ose jo marrëveshjen.

“Nuk kuptoj se pse të mos mbahet referendum në Greqi, ndërsa të mbahet referendum në Shkup”, komentoi Kamenos, duke folur për “Real fm”.