Kamenos: Shpallni menjëherë referendum për Marrëveshjen e Prespës

Ky propozim për mocionin e besimit është i lidhur me atë nëse pajtohemi apo jo me Marrëveshjen e Prespës, prandaj jemi të detyruar që të mos e japim votën për mocionin e besimit, tha lideri i Grekëve të Pavarur dhe para pak kohësh partner koalicioni në Qeverinë greke, Panos Kamenos.

Marketing

Në fjalimin e tij në Parlamenti grek gjatë debatit për votimin e mirëbesimit të Qeverisë , Kamenos përsëriti qëndrimin e tij se ai nuk pajtohet me emrin e zgjeruar me përcaktim gjeografik me termin Maqedoni dhe i kërkoi kryeministrit grek që të përfundojë debatin mbi votimin e mirëbesimit dhe shpalljen e menjëhershme të referendumit mbi Marrëveshjen e Prespës.

Marketing