Partneri i koalicionit qeverisës në Greqi, Panos Kamenos përsëritë qëndrimin e tij se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa marrëveshja e Prespës nuk do të implementohet.

Sipas agjencisë greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve grek në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes i cili bashkë me shefin e diplomacisë greke e shoqërojnë kryeministrin grek në NATO Samitin, tha se Marrëveshja e Prespës asnjëherë nuk do të implementohet sepse ai personalisht vlerson se nuk do të kalon as në Parlament, por as në referendumin në Maqedoni.

“Mund të mbledhin ftesa dhe të fotografohen, por në NATO nuk ka shanse të hynë derisa e shfrytëzojnë termin Maqedoni”, tha Kamenos sipas ANA-MPA.