Kamjan: Manifestim për 28 nëntor

Me këngë, valle,dhe flamuj   është festuar 108 vjetori I shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga banorët e fshatit Kamijan komuna e Bogovinës. Flamuri kuq e zi është ngritur fiks në ora 14 nga kamijanasit me një shtyllë 28 metra të lartë duke kujtuar kështu ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Organizatorët thonë se kjo datë ka rëndësinë e saj për gjithë shqiptarët pavarësisht ku jetojnë ato.
“Kamijanasit në bashkëpunim me Bashkësinë vendor dhe shoqatën për Kamijanin dhe mërgimtarët,sot e ngritëm,flamurin me motën” Flamuri kthehet në Çerdhen e vetë” pasi dikur ka qenë çerdhe e mohuar. Me këtë  përcjellim amanetin e të rënëve për liri dhe ndër shekuj,ne veçanti për banorët tonë të cilët gjithmonë kanë qenë,për krahë aktiviteteve dhe proceseve kombëtare”, u shpreh Ismet Krosi.
“Ideja është nga Bashkëfshatarët,e fshatit mërgata,dhe gjithë rrethina. I falemenderojm gjithë për kontributin për organizimin,dhe shqiptarët ku do që janë gëzuar festën të gjithëve”, theksoi Mahir Halili.
Dita e flamurit nuk ka mbetur pa festuar edhe në  Tetovë, por jo me organizim të veçantë ashtu siç jemi mësuar të shohim gjithmonë por nga disa artist të shoqërive artistike kanë  defiluar me kuaj nëpër rrugët e Tetovës për të treguar edhe një herë se kjo datë e rëndësishme nuk është harruar nga tetovarët.
Marketing