Kampi multikulturor “Rreth botës”

Kampi multikulturor “Rreth botës” është i dedikuar për nxënësit e klasave 4-6 dhe zgjati 5 ditë. Në programin ishin të përfshirë 5 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Marketing

Kampi mbahet për herë të dytë në shkollën fillore “Sande Shterjoski”- Kërçovë. Ky kamp është në kuadër të projektit “Klubi kulturor dhe Kampi multikulturor rreth botës” nën organizimin e Shoqatës për zhvillimin e të rinjve “FAKTOR” Kërçovë. Projekti është i përkrahur nga organizata “ADI” nga Gostivari, në kuadër të projektit të tyre “Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal!” dhe është i përkrahur nga ana e Unionit Evropian.

Kampi multikulturor “Rreth botës” është i dedikuar për nxënësit e klasave 4-6 dhe zgjati 5 ditë. Në programin ishin të përfshirë 5 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Qëllimi i këtij kampi ishte që të mblidhen nxënësit e grupeve të ndryshme etnike në një vend, të shoqërohen njëri me tjetrin, njëherit edhe ta përmirësojnë gjuhën angleze që e flasin ato, duke pasur parasysh që të gjitha ligjëratat mbahen në gjuhën angleze.
Më e rëndësishme është që në këtë kamp nxënësit me të vërtetë zbaviteshin dhe e adhuronin atë që përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse patën mundësi që të provojnë dhe të mësojnë gjëra të reja. Në këtë mënyrë, në masë të madhe ia arritëm të nxisim kreativitetin e nxënësve.

Interesi për pjesëmarrje në kampin ishte me të vërtetë i madh dhe për momentin kemi të pranishëm 90 nxënës (pjesëmarrës) në kamp.
Sot është dita e fundit e kampit, nxënësit më veç se i kryejnë aktivitetet për Madagaskarin. Si ligjërues këtë vitë, kemi nga një vullnetar të Korpusit të Paqes, dy arsimtarë lokalë dhe dy asistentë në çdo klasë.

Një faleminderim të madh deri te SHF “Sande Shterjoski” për hapësirën e dhënë dhe për bashkëpunimin e hapur dhe të gjithë të tjerët të cilët dhanë kontribut për tu përfunduar me sukses të gjitha aktivitetet.

Projekti “Rreth botës dhe Kampi Multikulturor” është pjesë e programit për subgrantime i cili realizohet në kuadër të projektit «Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal», zbatuar nga Shoqata për Iniciativa Demokratike (ADI) Gostivar, në partneritet me Shoqatën Multietnike Florence Nightingale (FN) dhe “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.