Kampionët e Futsal Shkupi me stil kampioni bëjnë prezantimin e parë për sezonin e ri

Futsal Shkupi gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e parë në prag të sezonit të ri në elitën e futsallit vendor, njofton “infOSport.mk”. Emër i ri në taborin e skuadrës nga Çairi është Eljesa Neziri, i cili në këtë mënyrë rikthehet sërish në familjen e madhe “bardheblu”.

Marketing

Neziri te Futsal Shkupi vjen nga rradhët e Prishtina 01, me të cilën skuadër edicionin e kaluar arriti që të fitojë Kupën e Kosovës. Pikërisht goli i tij nga pika e bardhë ishte vendimtarë në atë fitore të paharruar të Prishtina 01 ndaj Mabetex Prishtina, duke u shndërruar në lojtarin e ndeshjes.

Kujtojmë Neziri ishte pjesë e asaj gjenerate të parë që ishte shpallur kampion me Futsal Shkupin, ndërsa dëshira e tij është që sërish të ngritë lartë trofeun e më të mirit.

Eljesa Neziri është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futsalit, një tregues ky mjaft i mirë se çfarë lojtari ka sjellë në rradhët e veta Futsal Shkupi, skuadër kjo që tashmë dy vite me rradhë mbron titullin e kampionit në futsalin vendor.

Nga tabori “bardhekaltër” ditëve në vijim kanë paralajmëruar edhe disa përforcime të tjera, ndërsa prezantimi i Eljesa Nezirit i bërë nga ana e drejtuesve të Futsal Shkupi nuk don fjalë shumë. Vërtetë ju ngjan si kampion, duke pasur parasysh se në rradhët e tyre kanë sjellë një kampion të lindur.

Marketing