Kampionet olimpike do të priten të hënën me ceremoni shtetërore

Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës është nisur nga Tokyo për në “Tokën Dardane”.
Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike të Tokyos, ekipi i xhudos ateron në Kosovë nesër rreth orës 20:00 dhe me vete do të sjellë dy medalje të arta olimpike.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar edhe agjendën e ekipit të xhudos pas arritjes në Kosovë.

Marketing

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.
Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:
1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.
2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.

Agjenda:
Pritja ceremoniale në Aeroport
Itenerari i fluturimit

Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP

Konferencë për media
Trajneri Driton Kuka
Trajneri Agron Kuka
Distria Kranisniqi
Nora Gjakova
Akil Gjakova
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani

Marketing