Kampioni evropian Besir Alili në takim me kryetarin Shilegov (Foto)

Kryetari Petre Shilegov dhe nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, sot në hapësirat e Qytetit të Shkupit mirëpritën kampionin evropian në luftën për kadetë, Besir Alili. Në këtë takim morën pjesë edhe mundës të tjerë nga vendi ynë, të cilët garuan në kampionat dhe fituan dy vende të pesta dhe dy të shtata, si dhe përfaqësues të Federatës të sporteve luftarake.

Marketing

– Suksesi i Besirit na i ka mbushur zemrat tona. Ai është shfrytëzues i bursës nga Qyteti i Shkupit për vitin 2019, si nxënës- sportist i talentuar. Dëshiroj që të përmbushen normat dhe të shkojmë në Olimpiadë. Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë më 5 korrik dhe unë do të dal me një propozim për t’i ndarë një shpërblim në të holla kampionit dhe klubit – tha kryetari Shilegov në takim.

Ai i tha mundësit të ri të vazhdon stërvitjet sepse ka edhe talent dhe mbështetje të madhe.

“Jeta e sportistëve të mëdhenj është e vështirë, por e di që nëse jeni këmbëngulës do të na sjellësh medaljen olimpike”, tha Shilegov.

Urimeve për suksesin e pabesueshëm të të riut Alili iu bashkua edhe nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, i cili tha se është shumë i kënaqur që qytetarët e Shkupit organizuan dje mirëpritje festive për kampionin në sheshin “Skënderbeu”.

– Qyteti i Shkupit gjithmonë do të mbështesë sportistët dhe të gjitha sukseset e mëdha sportive, sepse nuk ka mënyrë më të mirë për promovimin dhe afirmimin e qytetit tonë – shtoi Maliqi.

I riu Besir Alili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në luftën për kadetë që u mbajt në Firence të Italisë. Ky është sukses i madh për Alilin i cili garoi në kategorinë stil i lirë në peshën deri në 48 kg dhe është medalja e parë e artë në këtë kategori sportive në vendin tonë. Qyteti i Shkupit në vitin 2018 e shpalli Besir Alilin sportistin më të mirë të Qytetit të Shkupit në kategorinë – Sportisti më i talentuar – kadet.

Marketing