Kanabisi për qëllime mjekësore, Sektori civil kërkon ndryshime ligjore

Përfaqësuesit e sektorit civil kërkojnë ndryshime ligjore në ligjin për përdorimin e kanabisit si dhe kontrollit të tij. Nga shoqata “Bilka” kërkojnë që Agjencia e Ilaçeve të revidojë të paktën një herë në vit listën e sëmundjeve të cilat mund të trajtohen me kanabis, ndërkohë që shprehin nevojën për krijimin e një Agjencie dhe Instituti të posaçëm të cilët do të definojnë përdorimin e kanabisit. Kjo organizatë gjithashtu kërkon që disa kompetenca mbi kontrollin e kanabisit, t’i transferohen ministrisë së Bujqësisë nga ministria e Shëndetësisë, poashtu sipas tyre është e nevojshme edhe ndërprerja e funksionimit të Komisionit për kontroll të drogave sepse e njëjta deri më tash nuk ka pasur ndikim.

Marketing

“Secili qytetar i cili ka gjendje shëndetësore e cila trajtohet me kanabis, dhe për të cilën gjendje janë në dijeni institucionet shtetërore të mund të kultivojë në shtëpi sasi të caktuar, dhe i njëjti të jetë i licencuar nga Ministria e Bujqësisë. Konsiderojmë se ka nevojë për ndryshime në Ligjin për arsim të lartë si dhe akteve nënligjore dhe statutit të Fakultetit të bujqësisë të cilët do të mundësojnë krijimin e Institutit të kanabisit të cilët do të merren me punë shkencore lidhur me kanabisin”, deklaroi Janaki Mitrovski, Avokat në shoqatën “Bilka”.

“Bujqit do të kenë përfitim dhe do të pengohet migrimi i tyre nga fshatrat në qytet, për përdorimin rekreativ kanabisi do të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës, nga kanabisi do të prodhohet ushqim për kafshët, biodizel, peleta, ilaçe, si dhe do të zvogëlohet kriminaliteti”, tha Xhon Ilia Apelgrin, Shoqata “Bilka”.

Mjekët tregojnë shembuj të disa shteteve tjera të cilat nuk e kanë të kufizuar përdorimin e kanabisit në sferën e mjekësisë.

“Nga një dhjetori 2018 marihuana mjekësore është e lejuar për shërim në të gjitha kabinetet në Poloni. Qeveria e Polonisë lejoi që të gjithë mjekët, pos veterinerëve të mund të shkruajnë recetë marihuanë medicinale”, u shpreh Emilia Kotevska, Interniste Neurologe në Varshavë.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësorë në Maqedoni u legalizua në mars të 2016-tës. Ligji për përdorimin e kanabisit lejon që mjekët të mund ta japin atë vetëm për trajtimin e kancerit, sklerozës Multiplexe, Hivit dhe Epilepsisë. Gjegjësisht recetë për marrjen e kanabisit në farmaci mund të shkruajnë vetëm Neurologët, Radiologët, Infektologët dhe Onkologët.

Marketing