Kanada, 40 vite burg për sulmuesin e xhamisë

Një burrë kanadez, i cili kishte vrarë besimtarët në një xhami të Kuebekut të Kanadasë, është dënuar me 40 vjet burgim nga një gjykatë kanadeze.

Marketing

Prokurorët kishin kërkuar që i akuzuari të dënohet me 150 vjet burgim, që do të ishte dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë nga gjykatat kanadeze. Sidoqoftë, gjykatësi Francois Huot vendosi që i dënuari ta ketë të drejtën e lirimit me kusht pas 40 vjetëve, nëse dallohet për sjellje të mira në burg gjatë kësaj periudhe.

Më 29 janar 2017, Alexandre Bissonnette kishte hyrë në xhaminë e Kuebekut dhe i kishte qëlluar me armë zjarri besimtarët e mbledhur, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, përfshirë Aymen Derbalin, i cili tashmë ka mbetur i paralizuar.

I dënuari e kishte pranuar kryerjen e krimit si dhe akuzën për tentim vrasje të 35 personave të pranishëm në xhami në kohën e sulmit. “Ndihem i turpëruar nga ajo që kam bërë. Unë nuk jam terrorist dhe nuk jam islamofob”, deklaroi ai në gjykatë, shkruan “BBC”.

Marketing