Kanadaja ratifikon protokolin aderues të Maqedonisë së Veriut për në NATO

Kanadaja është vendi i 18të i NATO-s që ka ratifikuar Protokolin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Marketing

Siç njoftuan në Twitter nga MPJ-ja kanadeze, ata shpresojnë që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e 30të e NATO-s.

“Kanadaja me kënaqësi ratifikoi protokolin anëtarësues të Maqedonisë së Veriut në NATO. Derisa festojmë 70vite NATO, me padurim presim t’ju përshëndesim si anëtare e 30të e Aleancës në një të ardhme të afërt”, njoftuan nga MPJ kanadeze.

Ndërkohë, po vijon procedura për ratifikim edhe në Senatin e SHBA-ve. Pritet ratifikimi i protokolit në Uashington të ndodhë deri në fund të verës.

Para dhjetë ditëve protokolin e ratifikuan Gjermania dhe Estonia.

Siç e dimë, për t’u anëtarësuar plotësisht në NATO, duhet që të gjitha vendet të ratifikojnë protokolin, ndërsa deri tani këtë e kanë bërë gjithsej 18 shtete së bashku me Kanadanë.

Pritet që Maqedonia e Veriut në Samitin në Londër kur të shënohet 70vjetori, të bëhet anëtare e 30të e NATO-s.

Marketing