Kançeska – Mileska: Nuk lejojë që të më kërcënojnë e as që ka pasur pazar politik me Zaevin

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila votoi ‘Për’ ndryshimet kushtetuese, në një deklaratë për shtyp pas seancës së sotme të rastit të PSP-së “Tenderët”, ka thënë se as nuk ka qenë e kërcënuar, apo ka bërë ndonjë pazar politik me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

“Unë nuk do të pranojë në asnjë mënyrë, nuk do të lejojë askënd të më kërcënojë mua, as unë nuk do ta kërcënojë dikë në lidhje me diçka që vlerësojë si interes më të lartë kombëtar. Çdokush që më njeh mua, e di shumë mirë që vendimet i marr mbi bazën e analizave serioze të situatës, sidomos tani një analizë serioze për atë çfarë dhe është e nevojshme që shteti të ecë përpara dhe për tu përfshirë në diçka që ka konsensus kombëtar në vendin tonë, ndërsa kjo është integrimi në NATO dhe BE”, tha Elizabeta Kançeska Milevska.

Kançeska-Milevska tha se pafajësinë e saj në rastin e udhëhequr nga PSP do ta dëshmojë përmes rrugës juridike.

Marketing