Kandidate për “Miss Mexico 2021”, gjendet e vdekur në shtëpi 21-vjeçarja

Një modele 21-vjeçare që ishte në garë për konkursin e bukurisë “Miss Mexico 2021”, është gjetur e vdekur. Ximena Hita u gjet pajetë në shtëpinë e saj, ndërkohë rrethanat e sakta të vdekjes së 21-vjeçares, mbeten një mister.

Marketing

Zëdhënësi i policisë, Mario Garcia, tha se mendohet se Ximena ka kryer vetëvrasje, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.

Përveç modelimit, 21-vjeçarja punonte edhe me ndihmën e shpejtë dhe po studionte për t’u bërë infermiere në qytetin e Aguascalientes.

Ximena fitoi “Miss Aguascalientes” në 2019 dhe ishte një nga kandidatët për “Miss Mexico 2021” që pritej të zhvillohej më 13 mars.