Kandidatët e BDI marrin mbështetje të madhe në vendbanimet e Sarajit

Kandidatët për deputët nga radhët e BDI-së në Njesin e parë Zgjedhore të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Arben Ziberi dhe Shermine Mahmuti, kanë qëndruar në takim me qytetarët e Gllumovës, Shishovës dhe Matkës.

Marketing

Ata me këtë rast kanë prezantuar programin zgjedhor të BDI-së, për barazi politike dhe ekonomike, si dhe kanë folur për idenë e Kryeministrit të parë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Izet Mexhiti, tha se BDI cdoher ka ditur të artikulojë interesin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, këtë e dëshmon edhe mbështetja e juaj që na e jepni.

Koha është që të ndryshoj perspektiva rinore, të hapen perspektiva dhe vende të reja të punës, u shpreh Arben Ziberi.