Kandidatja për deputete e BDI Dibër, Arbana Pasholli mentore në Akademinë e Shkencave të New York-ut

Arbana Pasholli, është kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim, e propozuar nga dega e Dibrës.

Marketing

E lindur më 19 prill të vitit 1981, nga një familje intelektualësh dhe me vlera në qytetin e Dibrës. Nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e vyer. Ciklin fillor dhe të mesëm e realizoi në Dibër- R.M.V dhe e përfundoi si e diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa- SHBA. E diplomuar në Psikologji, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup-R.M.V.

Aktualisht vijon studimet Master në Arsim dhe Mësim të Avansuar-Master of Education in Advanced Teaching – MEd, University of the People.

Psikologe në gjimnazin e përgjithshëm “28 Nëntori” – Dibër, me përvojë dhe histori të demonstruar në sferën e arsimit. E aftësuar në menaxhment, planifikim strategjik, punë ekipore dhe vendimmarrje. Aktive në programe dhe projekte të ndryshme të OJQ-ve në përkrahje dhe promovimin e edukimit etik, interkulturor dhe paqësor, integrimit ndëretnik, celebrim të diversitetit, participimit demokratik të të rinjve si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve.

Mentore në The New York Academy of Sciences dhe The Fortnightly Scientist. Për momentin vijon trajnimin në 2020 Academy Ambassador NYAS, Ethics Education – Arigatou International – Geneva dhe EU Schoolnet Lidership për ndryshim – Shared Lidership. Gjithashtu e angazhuar si mentore edhe në projektet PushFar dhe Empower the Youth.
Aftësi të shkëlqyera në komunikim, të menduarit kritik, aftësi kolaborative, menaxhim i kohës, lidership ekipor, fasilitim, vendim marrje, të folurit publik, të mësuarit online. Arbana përveç gjuhës shqipe, komunikon rrjedhshëm edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Marketing