Kandidatura për presidente, ja si përgjigjet Teuta Arifi?

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të saj për zgjedhjet presidenciale.

Marketing

“Në një dekadë në politikë, unë do t’u përgjigjem sfidave dhe nëse koha dhe rrethanat më japin obligimet tjera, pse jo”, është përgjigjur Teuta Arifi për Alsat.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e BDI-së lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne nuk trembemi nga zgjedhjet, pasi i dim numrat që i kemi në anën tanë. Dy vite kemi harxhuar për reformat, vendi duhet ta digjesotjë atë që ka bërë, dhe tani ky vit do të ishte i favorshëm t’u kthehemi qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit”, tha nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Për BDI, tha Arifi mbetet parimi se kandidati presidencial duhet të jetë me marrëveshje, pasi shtoi ajo, do të arrihet pragu i këkuar dhe presidenti, tha nënkryetarja e BDI-së, duhet të unifikojë qytetarët.

“Një kandidatë i marrëvesjes do të ishte gjithsecili i cili do të ketë më shumë argumente që do të tubojë vota. Koncepti i një kandidati i marrëveshur, do të ishte një risi dhe fushata do të ishte unifikuese dhe jo tensionuese”, tha ajo.

Marketing