Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri te KSHZ duhet të dorëzojnë kandidaturat më së voni më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill. Për zyrtarizimin e kandidaturës presidenciale nevojitet që pretendentët për shef të shtetit të dorëzojnë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve ose 30 nënshkrime të deputetëve.

Në garë për shef të shtetit, nënshkrime kanë mbledhur tre kandidatë, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 shkurt ndërsa ka përfunduar më 9 mars. Dorëzimi i kandidaturave përfundon më 21 mars. Më 14 mars skadon afati për mbikëqyrje në listën zgjedhore dhe paraqitja për votim të diasporës.

KSHZ më së voni më 19 mars do të dorëzojë listën zgjedhore në mbikëqyrje deri te partitë, që në afat prej pesë ditësh kanë të drejtën të kërkojnë regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave. Pastaj KSHZ në afat prej tre ditësh vendos sipas kërkesës. Kundër vendimit partitë politike kanë të drejtën të ngritin ankesë deri te Gjykata Kushtetuese. Lista zgjedhore ku përmban të gjitha ndryshimet që dalin nga mbikëqyrja publike në lloj të certifikatave, KSHZ e mbyll më së voni më 29 mars.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale janë caktuar më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj. Me çfarë numri rendor do të gjenden kandidatët KSHZ do ta përcaktojë më 25 mars me short. Fushata përmes së cilës kandidatët do të kërkojnë besimin e votuesve fillon më 1 prill ndërsa do të zgjat deri më 19 pas së cilës pason heshtja parazgjedhore. Votuesit do të zgjedhin presidentin e Republikës më 21 prill.

Të sëmurët dhe personat e pamundur votojnë një ditë më herët në shtëpitë e tyre si dhe të burgosurit dhe personat të cilët gjenden në paraburgim një ditë më herët në SHNP. Më 20 prill votojnë edhe personat të cilët ditën e votimit janë në punë të përkohshme ose qëndrim në diasporë dhe të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë në përfaqësitë diplomatike- konsullore.

Rreth të dytë zgjedhor do të ketë nëse asnjë nga kandidatët për president nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave dhe atëherë votuesit do të zgjedhin mes dy personave të cilët kanë marrë më shumë vota. Fushata për rrethin e dytë përfundon në ora 24:00 më 3 maj, ndërsa votimi mbahet më 5 maj. Fitues në zgjedhje është njëri nga dy kandidatët i cili në rrethin e dytë ka marrë më shumë vota, por me kusht të arrihet cenzusi ose nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar. Nëse në rrethin e dytë të votimit asnjë nga kandidatët për president nuk e ka marrë shumicën e nevojshme të votave, kontestohet e gjithë procedura zgjedhore.