“Kandilat e Bajramit” sërish në Shkup

Të enjten me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me SHE Parimi dhe Qytetin e Shkupit edhe këtë vit organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”.

Marketing

Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2017”

Marshuta e Trenit të Bajramit fillon në ora 11:30 nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë

Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art si dhe ekspozita nga konkursi organizuar nga SHE Parimi “Foto Mozaiku i Ramazanit” – ora 12:00 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit

Koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit” do të fillojë në ora 13.30 te Sheshi para xhamisë së Murat Pashës

Marketing