Kanë arritur në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina “Pfizer”

Kanë mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka  bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7 mijë e 20 doza nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4 mijë e 680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian, raporton tch.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19 mijë e 886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537 mijë e 837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Marketing

Shqipëria synon t’i vaksinoj mbi 1 milion qytetarë.

Marketing