Kane në ndjekje të rekordeve të Henry dhe Rooney

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është vënë në ndjekje të një rekordi mjaft interesant.

Marketing

Kane, nën urdhrat e Mauricio Pochettino, numëron tashmë 172 paraqitje në Premierligë, në të cilat ka arritur të shënojë 125 gola.

Me këto 125 gola, Kane është lojtari i tretë që ka shënuar më së shumti gola në Premierligë, nën urdhrat e një trajneri të njëjtë.

Dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nën një trajner janë Thierry Henry dhe Wayne Rooney.

Henry kishte shënuar 175 gola me Arsenal, nën drejtimin e francezit Arsene Wenger, kurse Wayne Rooney kishte shënuar 141 herë me Manchester United nën Sir Alex Ferguson.