20:21 | 17 Maj 2021

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane sërish i ka treguar klubit anglez se dëshiron të largohet në verë.

Spurs janë duke shikuar për qendërsulmuesin, ngase është hera e parë që klubi vërtet mendon se 27-vjeçari do largohet në verë, transmeton lajmi.net.

Tottenham nuk dëshiron ta shesë anglezin, por Manchester United, City dhe Chelsea janë në kontakt me përfaqësuesit e anglezit.

Kane preferon të mbetet në Premierligë dhe dëshiron që e ardhmja e tij të këtë zgjidhje para Kampionatit Evropian që nis në qershor.

Kane haptas në intervistat e mëhershme ka treguar se dëshiron t’i bashkohet një skuadre që të garojë për trofe, ngase këtë nuk e arriti me Tottenhamin.

Sidoqoftë, Tottenham nuk konsideron ta shesë nën vlerën 100 milionë euro./Lajmi.net/

Artikulli paraprakShkon në 530 numri i satelitëve broadband Starlink
Artikulli tjetërDosja e Artan Santos në SPAK, 7 vite nga ekzekutimi i bankierit Prokuroria rihap hetimet