Kane për shkarkimin e Mourinhos: Isha i befasuar, mora vesh lajmin 10 minuta para njoftimit zyrtar

21:03 | 23 Prill 2021

Marketing

Harry Kane ka deklaruar se nuk e dinte se Jose Mourinho do të shkarkohej nga posti i menaxherit.

Mourinho u shkarkua të hënën nga posti i menaxherit të Tottenham Hotspur dhe sulmuesi anglez, Harry Kane ka deklaruar se ishte i befasuar me shkarkimin e portugezit, transmeton lajmi.net.

“Isha i befasuar të jem i sinqertë, sepse erdha atë mëngjes dhe vetëm pesë apo 10 minuta më herët e mora vesh lajmin për largimin e tij”, tha ai.

“Fokusi ishte në finalen e kupës dhe isha i befasuar, por shikoni, ky është futbolli dhe jam këtu që disa menaxherë”, shtoi ai.

“Si lojtar ju nuk prisni që menaxheri të shkarkohet, por atij i uroj më të mirën në të ardhmen, unë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me të dhe i dëshiroj më të mirat në të ardhmen”, përfundoi Harry Kane./Lajmi.net/

Marketing