Kanita jo vetëm e talentuar, por e ëmbël dhe me stil

Të gjithë e mbajmë mend vogëlushen nga Shkupi me emrin Kanita që spikati në “X Factor Albania 2”.

Marketing

Me kalimin e viteve, jo vetëm që u rrit dhe ndryshoi në pamje, por ka arritur të jetë një nga këngëtaret më të pëlqyera.

Veçmas me baladën “S’jemi ne” në edicionin e fundit “Kënga Magjike”, një këngë kjo ndër më të pëlqyerat e vitit të kaluar.

Por, ndër të tjera artistja e re nga Shkupi vazhdon të jetë mjaftë e ndjekur në rrjete sociale pikërisht për stilin e saj, duke përcjellë trendet më të fundit.

Këtë më së miri e tregojnë edhe imazhet e fundit të postuara në llogarinë Instagram, ku duket mjaftë e veçantë, por edhe joshëse.

Marketing