Francezi N’Golo Kante ka marrë vendim që të mbes në Chelsea edhe për disa sezone.

Siç raporton Le10Sport, 27 vjeçari, i cili fitoi Botërorin në Rusi me Francën këtë vit, pavarësisht se kishte zgjuar vëmendjen e Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën londineze.

Mirëpo mesfushori defensivë, i cili arriti në Stamford Bridge më 2016, tani dëshiron që të vazhdojë me Blutë e Londrës, sidomos pas arritjes se Maurizio Sarrit.