Kapen 100 kg marijuhanë, arrestohen tre persona

Kapen 100 kilogram marihuanë. Policia ka vë në pranga 3 shtetas të dyshuar për transport ilegal me lëndë narkotike. Lënda është transportuar me një makinë të tipit BMW me targa të Shkupit e drejtuar nga i dyshuari Jasir Bardhi, ndërsa sipas policisë sasia ke qenë pronë e vëllait tij Skender Bardhi që të dy me adresë në fshatin Bllacë e Epërme. Drejtuesi i makinës ka tentuar të shmanget dhe ka shkaktuar aksident me veturën e policisë. Pas ndalimit dhe bastisjes së makinës janë gjetur thasë të mbushur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë edhe shtetasi Mitat Iseni nga Vizbegu i Shkupit i cili ka qenë i angazhuar për transportin e sasisë, ndërsa emri i tij brenda grupit kriminal është njohur si “pastruesi”.

Marketing

Hetimi vazhdon dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Veles pistat zgjerohen me qëllim zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale -deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Nga MPB nuk bëjnë të ditur destinacionin e sasisë, por ajo që mësohet është se tre të arrestuarit lidhen me rastin e Velesit, përkatësisht me dy të dyshuarit Avni Ismaili nga fshati Llojani i cili ndodhet në paraburgim dhe shoferi i furgonit në të cilin u kapën 36 kilogram marijuhanë, Zoran Vule Mlladenovski nga Kumanova, gjithashtu i ndodhur nën masa kujdesi. Në njoftimin e 27 nëntorit, policia kishte bërë të ditur se sasia e drogës së kapur në Veles kishte ardhur nga Kosova dhe kishte për destinacion tregun në Turqi.

Marketing