Kapen 17 emigrantë në Radovish

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 02:00 pas mesnatës në Radovish janë kapur 17 emigrantë.

Marketing

Emigrantët janë kapur në rrugën “Aleksandar Makedonski” në afërsi të pompës së benzinës në Radovish.

Policia njofton se 13 emigrantë janë nga Pakistani kurse 4 janë nga Kashmiri.

Emigrantët janë dorëzuar në stacionin policorë për kontroll dhe mbikëqyrje kufitare “Novo Sellë”.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme ka shpallur gjendje krize për 30 ditë në pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit, si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.

Marketing