Kapen 55 kilogramë marihuanë në Durrës

Policia e Durrësit ka sekuestruar 55.5 kilogramë cannabis Sativa gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve në qytetin bregdetar.

Marketing

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë, shkruan Top Channel.

Marketing